Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar sërish në spital. Lideri historik i PS-së prej disa ditësh ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë.
Shkak për shtrimin e Nanos është bërë thyerja e këmbës. Ende nuk dihet si paraqitet shëndeti i 71-vjeçarit, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spitalin Hygeia.
Një vit më parë Nano, pasi një komplikacioni me mushkritë ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.