Deri në gusht 1991, organet e Sigurimit të Shtetit vepronin në tri drejtori:
-Drejtoria e Parë (kundërzbulimi)
-Drejtoria e Dytë (sigurimi i udhëheqjes)
-Drejtoria e Tretë (zbulimi politik)
Drejtorët vareshin nga ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa ishin nomenklaturë emërimi fillestar i Byrosë Politike.
Nga Drejtoria e Parë dhe e Tretë u formua Shërbimi Informativ Kombëtar në varësi të kryeministrit. Gabimi nr.1: nuk u përcaktua njësia organizative çfarë ishte, drejtori e përgjithshme apo agjenci. Gabimi nr.2: SHIK u mbështet të Sigurimi pa pasur asnjë lidhje apo ngjashmëri me të.
Dy degë të Drejtorisë së Parë u shkëputën nga kjo reformë. Dega e 3-të u shndërrua në Degën e Krimeve Ushtarake (më 17.7.1991) në varësi të drejtorit të përgjithshëm të Policisë (sot vijon si AMP) dhe Dega e 6-të (Sigurimi i Ushtrisë), i cili kaloi në varësi të ministrit të Mbrojtjes.
Kryetari i SHIK-ut u dekretua nga presidenti më 24.7.1991.
Drejtori i Drejtorisë së Parë u emërua drejtor i Drejtorisë së Koordinimit në SHIK. Drejtori i Drejtorisë së Tretë nuk u emërua sepse vdiq pak ditë para strukturimit të ri.
Dy drejtoritë e Sigurimit të Shtetit pushuan aktivitetin më 15.8.1991.
Disa muaj më vonë, me urdhrin nr.904, datë 25.5.1992 të ministrit të Rendit Publik, Drejtoria e Dytë u shkri dhe iu bashkua Gardës së Republikës. /Nga Kastriot DERVISHI, publikuar në Facebook/