Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, prej disa javësh nuk është më drejtuese politike për Qarkun e Shkodrës. Kryetari i PS- së Edi Rama, ia ka kaluar këtë detyrë kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci. Pikërisht ky i fundit, ka shpërndarë një publikim të Spiropalit në rrjetet e veta sociale, duke e shoqëruar me komentin:
“Me Elisën, Shkodra gjithmonë në fokusin e takimeve tona, gjithmonë mendime për të ndarë e gjëra të reja për të mësuar.”, shkruan qytetari i parlë i Shkodrës Benet Beci.
Ndërkohë, në publikimin e fotos, së bërë nga kryeparlamentarja Spiropali, ajo bën këtë koment:
“Shkodra e dashur si gjithmonë, edhe kur kalon stafetën pas një udhëtimi të bukur politik e njerëzor”, shkruan Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në komentin që shoqëron foton e saj me kryebashkiakun Beci në pedonalen e Shkodrës.