Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare nga orët e para të ditës kryesisht përgjatë maleve në veri-veriperëndim. Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobëta (në formën vese) e lokale shiu.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: