Shkencëtarja shkodrane Egesta Lopçi, vazhdon të jetë e suksesshme në rrugëtimin e saj. Edhe për vitin 2024, ajo është renditur në top listën 2% të shkencëtarëve më të mirë të botës.
Lajmin e ka dhënë vetë Lopçi, përmes një publikimi në rrjetet e veta sociale. Shkodranja vijon të jetë në këtë listë që nga viti 2021, pa snjë ndërprerje, tregues i profesionalizimit të saj, të vlerësuar ndërkombëtarisht.
“Të renditesh në mesin e 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë është një arritje e jashtëzakonshme. Megjithatë, tejkalimi i konkurrentëve tuaj në këtë renditje prestigjioze shton një ndjenjë edhe më të madhe kënaqësie!”, shkruan në rrjetet sociale Egesta Lopçi.