Situata e krijuar pas arrestimit të deputetit të PD- së Ervin Salianji, nuk ka kaluar pa komentin e avokatit shkodran Ndue Pjetra, biznesmen, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion por edhe themelues i Institutit të Dedektivit Privat.
Në një videomesazh të shkurtër, Pjetra ka fajësuar PD dhe PS për dërgimin pas hekurave të Salianjit. Përveç kësaj, avokati shkodran ka bërë edhe një paralajmërim të frikshëm, nëse Salianji nuk lirohet deri me datë 6 tetor.
“Të lirohet menjëherë Salianji. Gabimet e PD- së dhe të PS- së, çuan pas hekurave Salianjin. Avokati duhet të bëjë kërkesë për shtyerjen e ekzekutimit në mënyrë që të lirohet para datës 6. Nëse Salianji nuk lirohet para datës 6, do kemi një katastrofë tjetër si ajo e ’97- ës. Për këtë arsye, duhen marrë masat menjëherë dhe urgjent”, ka thënë avokati Ndue Pjetra.