Puka dhe Fushë Arrësi, kanë qënë ndalesat e radhës të Drejtuesit Politik të PS Benet Beci në kuadër të takimeve me Asambletë e PS në të gjithë Qarkun. Në këto bashki, ku në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar PS humbi, për drejtuesin e ri politik të PS ishin aksidentale, ndërkohë që për 2025-ës ai u shpreh se është rasti më i mirë mundshëm që Puka dhe Fushë Arresi t’i bashkohen fitores së madhe që PS do të arrijë në Qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ashtu si në Vau Dejës, edhe Asambletë e dy bashkive Piukë dhe Fushë Arrëz, kanë përcaktuar edhe koordinatorët e degëve të cilët janë ndarë në bazë të udhëzimit të Partisë Socialiste.
Partia Socialiste tashmë ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore parlamentare në Qarkun e Shkodrës dhe puna ka nisur me përcaktimin e koordinatorëve, por edhe takimet në bazë me çdo anëtarë socialist dhe banorët të Qarkut të Shkodrës. /Zyra e Shtypit e PS- së Shkodër/