Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e hënë, mbledhjen plenare, në prezencë të të gjithë anëtarëve si dhe përfaqësuesëve nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni i asistencëc EU4JUSTICE.
Siç parashikohet edhe në rendin e ditës, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrirerës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi unanimisht, drejtuesit e 3 zyrave të prokurorive, përmes procedurës së caktimit të përkohshëm.
Respektivisht, u caktuan të ushtrojnë përkohësisht, për një afat 3-mujor, detyrën e drejtuesit të prokurorisë si vijon;
-znj. Edina Kurti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
-z. Albert Murçaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
-z. Kreshnik Ajazi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.