Është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ish-gjyqtari shkodran i Tiranës, Besnik Hoxha. Nuk dihet ende arsyeja se pse ish-magjistrati është thirrur në SPAK paraditen e sotme.
Besnik Hoxha u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 25 korrik. Ai më herët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi kishte kaluar procesin e vettingut.
Vendimi i KPA erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK-së ndaj Besnik Hoxhës për rikthimin e tij në detyrë.
Pas kalimit të barrës së provës në të tre kriteret e rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash që të lërë në detyrë gjyqtarin Besnik Hoxha më 18 maj të vitit 2023.
Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Genta Tafa Bungo.