1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve është festuar ndryshe për të moshuarit në Shkodër. Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror dhe Këshillin e Qarkut kanë zgjedhur që për të moshuarit pranë Shtëpisë së të moshuarve në Shkodër, të ofrojnë një ditë pranë liqenit në Shirokë.
Ato janë përshëndetuar dhe shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, pranë dy anijeve turistike “Drini” dhe “Buna”. Kryebashkiaku Benet Beci uroi të moshuarit dhe vlerësoi kontributin e tyre të cilët kanë punuar gjithë jetën.
Pas shëtitjes me anijet turistike në Shirokë, aktiviteti ka vijuar me një festë në qendër të Shirokës ndërkohë qe