Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në verilindje të territorit. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore era fiton me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: