Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të hyrë në zgjedhje me qeveri teknike.
Nga Shkodra, gjatë takimit që zhvilloi në Asamblenë e zgjeruar të kesaj force politike ai tha se në zgjedhje do të shkohet me këtë qeveri dhe me kryeministër Edi Ramën.
Klosi u ndal edhe te tensionet që u shkaktuan nga opozita në Parlament dhe tha që akte të tilla vandale do të marrin përgjigje si për vandalët.