Pas humbjes me Dinamon, ndeshja e Vllaznisë me Elbasanin, ka një domethënie të veçantë. Kuqeblutë, kryesyes të Superligës, janë “të dënuar” të kthehen tek rezultatet pozitive nëse duan të ruajnë lidershipin.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Thomas Brdariç ka thënë se ekipi do të bëjë më të mirën e mundshme në këtë ndeshje, teksa ka kujtuar se tashmë është akumuluar eksperiencë nga ndeshja në ndeshje, edhe tek e fundit përballë Dinamos.
Ndeshja Elbasani- Vllaznia, duhet të dielën e 6 tetorit në orën 17.00 në “Elbasan Arena”, duke patur përballë një ekip që ka treguar vlera në nisje të kësaj Superlige, siç është ekipi verdheblu elbasanas.