Pak orë para protestës së thirrur në Tiranë pasditen e të hënës, selia blu e Shkodrës ka dalë sërish në një deklaratë për mediat. Izmira Ulqinaku Rusi, këshilltare bashkiake e PD- së në Shkodër, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të shkodranëve në protestë.
Ajo ka folur për përkeqësim të standardeve të jetesës për shkodranët e shqiptarët, në vendosje të diktaturës nga kryeministri Rama por edhe rritje të taksave e tarifave familjare në Shkodër.
Te nderuar bashkeqytetar,
Ne vendin tone po instalohet diktatura. Arrestimi i liderit te opozites me akuza false dhe arrestimi i deputetit Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e qeverisë me narko-trafikun ndërkombëtar të drogës, grabitja e proceve zgjedhore dhe pushkatimi i demokracisë, duhet te na beje te reagojme fort!
Edi Rama nuk ka limite ne cmendurine e vet.
Sic e prekni cdo dite, jetesa normale ne vendin tone po behet e pamundur. Taksat e tarifat shteterore shtohen , cmimet e shportes ushqimore po bëhen të paperballueshme, papunsia e varferia rriten, e rritja e shoenzime tejkalon cdo rritje qesharake të pagave e pensioneve. Edi Rama me hordhine e tij po zbraz vendin dhe ka dënuar me largim me shume se 1/3 e popullsise.
Shkodra jonë e dashur eshte nga Bashkite me te shpopulluara. Cilesia e arsimit dhe e shendetesise ka arritur piken fundore. Shkaterrimi ka arritur deri ne qelize e nuk funksionon me asgje. Rendi dhe siguria nuk jane prezent ne asnje hallke te shoqersise. Ligjin kudo ne vend e bejne bandat. Korrupsioni i qeveritareve, ben qe jeta e qytetarit te thjeshte te veshtiresohet perdite e me shume.
Te dashur qytetare te Shkodres,
Qytetin tone po kerkojne ta bejne te pajetueshem. Edi Rama ka 12 vite qe nuk sjell asnje lek per Shkodren, dhe perseri bashkia nen drejtimin e PD, ia ka dale te investoje me fondet e veta. Ndersa tani cfare po ndodh?
Rama po bën sikur po zgjidh qesen me projektet e bera gati nga Partia demokratike dhe djersen e mundin e Shkodraneve e po na e shet si meritë personale dhe të Benetit te tij politik. Cdo lek qe vjen në Shkoder ështe lek i xhepit te shqiptareve. Keta thjeshte duan ta grabisin ne forma korruptive.
Nen drejtimin e Benet Becit, jane rritur te gjitha taksat e tarifat familjare e te biznesit, po vendosen tarifa per parkimet anash akseve te rrugeve, dhe nderkohe investimet nga fondet e bashkise jane zero.
Benet Beci erdhi si administrator i paparti, e tani eshte drejtues politik i te gjithe qarkut per PS, ai po kerkon ta sundoje Shkodren me forcen e bandave, por kete qyetaret e Shkodres nuk ia falin. Renegatet ngado qe te vijnë nuk kanë ngjyre.
Ai po kerkon si mentori i tij politik Rame, qe ti shtype politikisht e ti varferoje banoret e Shkodres, por nuk do tia dale sepse me daten 7 Tetor te gjithe ne do te vershojme drejt Tiranes per te rrezuar te gjithe kupolen kriminale, qe ushqen hienat neper qarqe.
Me 7 tetor e gjithe rinia e shkodres do te jete ne Tirane, per ti dhene energjine e duhur e jehone protestes e cila do te kumboje kudo. Prinderit kane arsye per te protestuar per te ardhmen e femijeve te tyre, duke rrezuar qeverine e së keqes qe po e detyron e devijon brezin e ri drejt antivlerave.
Pensionistet shkodrane kanë arsyet e tyre të na bashkohen, per poshterimin ekonomik qe i ben cdo dite Rama. Pamundesia per te jetuar me dinjitet do ti coje dhe ata ne kembe kundër kësaj qeverisje të korruptuar e kriminale.
Neser me 7 Tetor, cdo opozitar te largoje flamujt partiak, dhe te ngreje flamurin kombetar, flamurin e shpetimit te shqiperise. Te gjithe, bashke me familjet tona, neser me 7 tetor, ora 18:00, para Kryeministrise, Tirane, te rivendosim Demokracine!