Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë.
Raporton se Admir Beqiri 42 vjeç ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizoni 65 vjeç. Mësohet se dy personat ishin shokë dhe jetonin së bashku. Më i moshuari i kërkoi autorit të largohej nga banesa, që mesa duket ishte shkaku që solli ngjarjen e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës. Për rrjedhojë 65 vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Admir Beqiri i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.