25 makina retro, pjesë e turit global “Rally Globe”, kanë qënë pjesë e Shkodrës mbrëmjen e së martës. Ato janë vendosur pranë pedonales para bashkisë Shkodër duke ngjallur edhe interesin e qytetarëve të Shkodrës.
Pjesmarrësit e këtij turi, janë pritur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili i ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve ndërkohë që u shpreh se ndjehet i kënaqur kur Shkodra është një destinacion për të huajt.
Mark Appleton, një nga organizatorët në intervisten e tij dhënë për mediat u shpreh se ndjehet i kënaqur që është në Shkodër.
Është shumë këndshëm këtu, ështën jë atmosferë shumë e bukur dhe mikritja është shumë e mirë. Kemi nisur makinat në mes të qytetit, është një atmosferë shumë e bukur, ndjehemi të mikritur, faleminderit.”, thotë ai.
“Rally Vintage” pjesë e GlobalRally, janë nisur nga Salsburgu në Austri, për të përfunduar turin e tyre në Athinë në Greqi. Janë makina historike të cilat mbartin vlera të veçanta, ndërkohë që Shkodra i ka mirëpritur ashtu sic di të mikpresë cdo herë miqtë. Qyteti i Shkodrës është zgjedhur nga organizatorët si pjese e këtij turi, për shkak edhe të vemendjes që ka marrë vitet e fundit në numrin e madh të vizitorëve të huaj por edhe resursve natyrore që ofron.