Reshje me intensitet të lartë, kanë përfshirë ditën e sotme qytetin e Shkodrës. Si pasojë e këtij intensiteti, në disa rrugë janë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak të pranisë së ujit në disa akse.
Me rënien e intensitetit të reshjeve, ne terren kanë nisur punën punonjës të Sherbimeve të Bashkisë Shkodër dhe të Ujësjellës- Kanalizime, të cilët aty ku ka qenë e nevojshme, janë bërë pastrimin e pusetave dhe kunetave.
Brenda pak minutave pas rënies së intensitetit të reshjeve, uji është larguar nga këto akse rrugore dhe qarkullimi i mjeteve motorike dhe i qytetarëve, i është rikthyer normnalitetit.