Pak pas përurimit të xhamisë së madhe të Namazgjasë, ku shiritin e prenë presidenti turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama, është kënduar edhe ezani i parë pas ceremonisë.
Ka qenë imami Ahmed Kalaja ai që publikoi në rrjetin social Facebook edhe një video nga ky moment, që zgjat disa minuta dhe ku shfaqen edhe pamje të veçanta nga brenda xhamisë së madhe.
Bie në sy madhësia e saj dhe arkitektura e veçantë. Muralet me motive të besimit fetar dhe historike, punimet artizanale mjeshtërore dhe ngjyra e bardhë që mbizotëron në tavane. Kubeja (Kulmi), harqet artistiko-arkitekturore, larjet e arta dhe deri te lampadarët e mëdhenj.
Po kështu edhe numri i lartë i besimtarëve që ndodheshin si për të parë këtë xhami, por edhe për t’u falur.