Si sot 8 vjet më parë u nda nga jeta një nga figurat e njohura të futbolli shkodran, Esat Rakiqi. Në moshën 73-vjeçare, ish-futbollisti dhe trajneri me përvojë të madhe në futbollin shqiptar, ka humbur luftën me një sëmundje të rëndë. Ai ndodhej në SHBA, ku kishte shkuar për të qëndruar pranë vajzës së tij.
Esat Rakiqi ka qënë futbollist i Vllaznisë në vitet ’60-’70 duke fituar disa trofe me klubin shkodran. Pas karrierës si futbollist, ai filloi punën e trajnerit, të cilën e kreu për plot 33 vjet, duke qënë zëvendëstrajner jo vetëm i Vllaznisë, por edhe i Laçit dhe Kukësit në kohën që këto të fundit drejtoheshin nga trajneri Armando Cungu.