Moti i keq ka përfshirë rajonin duke shkaktuar përmbytje. Por situata paraqitet problematike në Greqi, ku u shënua 7 viktima deri tani nga përmbytjet. Rasti i parë ishte ai i një gruaje të moshuar, e cila mbeti e bllokuar në banesë, pasi uji u fut brenda.
Ndonëse forcat e policisë shkuan në banesën e saj, duke zbritur me litarë, fatkeqësisht e moshuara kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, përveç 7 personave që ndërruan jetë, raportohen edhe për disa të zhdukur. Aktualisht autoritetet po vazhdojnë kërkimet për t’u ofruar ndihmë banorëve të bllokuar.
Mediat greke raportojnë se dhjetëra shtëpi janë përmbytur dhe rrugët janë shkatërruar. Siç shihet nga pamjet, situata paraqitet dramatike, ku demet e shkaktuara nga ujërat e rrëmbyeshëm janë të mëdha.