Shkruan në Facebook këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe: 50 vjeç sot! Një gjysmë shekulli! Duket si shumë kur e thua me shekuj por duket pak kur e thua me vite.
Ndihem plot, plot bekime. Zemrên plot me dy femijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës , me familjen që aq shumë e dua. Me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.
E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni cdo ditë ju , ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.
50 vite plot ulje e ngritje…por te mbushura me jetë , me frymë, me dashuri. JETA është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj (reflektim që e bëj çdo ditë).