E dëmtuar nga moti i keq që shoqëroi zonën e Shkodrës rreth një javë më parë, ura e fsahtit Rragam që lidh dy zona të tjera është përfshirë në një rikonstruksion të plotë. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë po punojnë për kryerjen e plotë të këtij investimi. Për të parë nga afër punimet ka qënë Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili u shpreh se kjo ndërhyrje po bëhet në kohë rekord.
Nga ana tjetër, komandanti i Forcave Xhenoi të ushtrisë, Shkelqim Mëhillaj, u shpreh se kanë gjetur bashkëpunimin e të gjitha strukturave të Bashkisë Shkodër për kryerjen e këtij investimi.
Për administratorin e zonës Ismet Haxhija dhe banorët, kjo është një punë që i shërben komunitetit për zgjidhjen e plotë të kësaj problematike të mbartur në vite.
Kjo urë e ndërtuar prej vitesh, kishte pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë qe me reshjet e fundit u dëmtua plotësisht duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Ky investim pritet të përfundojë brënda ditës së premte të kësaj jave ku do të jetë e aksesueshme plotësisht për komunitetin në këtë zonë