Jo një armë, por një sprai. Kjo ka qenë pajisja në brezin e efektivit të FNSH-së që alarmoi deputetët e PD. Luan Baçi deklaroi se një polic i kishte vendosur pistoletën në gjoks duke e kërcënuar.
Por në videon e policise shihet një sprai me spec djegës. Sipas tij, efektivi i FNSH-së nuk ka pasur armë, por këtë sprai.
Policia e Shtetit reagoi pas akuzave të deputetit të PD-së duke deklaruar se konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.
“Bazuar në ligjin ‘Për tubimet’, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.
Policia e Shtetit deklaron se bazuar në ligjin ‘Për tubimet’, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnjë punonjës policie nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri gjatë tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome”, tha Policia e Shtetit.