Në fund të sezonit të kaluar u evidentua, ndërsa sivjet bashkë me Kevin Dodaj, janë dy pika të forta të Vllaznisë në sulm. Antonio Delaj, do të jetë i kuqebluve edhe për tre sezone të tjera. Lajmin e ka dhënë vetë klubi shkodran me një publikim në Facebook.
“Kf Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme me futbollistin Antonio Delaj.”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia në Facebook.