Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! Në Bleran të Njësisë Administrative Rrethina kemi nisur ndërhyrjen për pastrimin e plotë të kanalit të përroit i cili ka permbytur banesat prej vitesh.
Një ndërhyrje që po kryhet në kohë sa më të shpejtë për të shmangur rrezikun gjatë periudhës së dimrit.
Gjatë diskutimeve me banorët e zonës folëm edhe për ndërhyrje të tjera në rrugë dhe në rrjetin e energjisë të amortizuar prej vitesh.