Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nga Shkodra ku mori pjesë në një takim kundër trafikimit të qënieve njeërzore, ka deklaruar se asnjë punonjës policie nuk ka pasur armë gjatë ditës së djeshme, te Kuvendi.
Ministri Hoxha: Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjen e punonjësve të policisë nuk do të lejojmë.
Në deklaratë e policisë së shtetit të dhënë dje, është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentative të nxjerrjes së armës. Në ligjin për tubimet është shprehur rastet e përdorimit të armës së zjarrit. Forcat nuk kanë pasur armë zjarri.
Është normale që deputetët të përballen me policinë e Shtetit?
Ministri Hoxha: Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe Gardës së Republikës, në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse ata janë atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese.
Forcat e Policisë së Shtetit që kanë qenë të planëzuar në shërbim, kanë qenë për të bërë detyrën. Ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe e imponimit të kësaj mazhoranceme mjete shkatërruese djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.