Gjashtë vite më parë është ndarë nga jeta, në moshën 81- vjeçare, këngëtarja e njohur shkodrane Fatmira Puka. Fatmira është këngëtarja e parë që këndoi këngët e muzikës së lehtë në Estradën Profesioniste të Shkodrës si amatore.
Fatmira ishte pjesëmarrëse si interpretuese në Festivalin e dytë, të tretë dhe të pestë, në Radio Tirana. Fatmira këtu u vlerësua me çmimin e dytë në Festivalin e tretë dhe me çmimin e tretë në të dytin dhe të pestin.
Veprimtarinë më të madhe artistike e zhvilloi me trupën amatore të Fabrikës së Duhan Cigares nën udhëheqjen artistike të ” Mjeshtit të Madh” Gëzim Kruja, këtu ajo u shqua jo vetëm si këngëtare, por edhe si një aktore e vërtetë.
Bashkëpunimet e saj ishin të shumta, ajo bashkëpunoi me emrat e mëdhej, si me Mark Kaftallin, Nazmi Lishin, Luan Barovën si drejtues së orkestrës së Estradës, por edhe me qindra artistë shkodranë e më gjërë.
Fatmira kishte një zë brilant, me të drejtë spektatori shkodranë i viteve 60 e më vonë e quajti me të drejtë ” Vaçe Zela e dytë”. Këshilli Bashkiak i Shkodrës, në vitin 2008, në prag të 50-vjetorit të Estradës, i akurdoi titullin ” Prenkë Jakova”, me motivacionin : ” Një nga këngëtaret e para të Estradës Profesioniste të Shkodrës”.
Familja humbi njëriun e dashur, Shkodra humbi një artiste të shquar e pas viteve 1960. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e saj! /Nga Astrit FANI, publikuar në Facebook/