Amila Gjyrezi është tashmë drejtorja e re e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër. Ajo zëvendëson në këtë pozicion Besara Podgoricën, e cila drejtoi për rreth 3 vite këtë institucion.
Gjyrezi ka mbajtur më herët pozicionin e përgjegjëses së Muzeut Historik të Shkodrës në administratën Ademi si dhe atë të drejtores së Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Shkodrës në administratën Beci.