Një ditë më parë, policia e Shkodrës njoftoi për një aksident në aksin Shkodër- Koplik. Një automjet përplasi një të ri, i cili lëvizte me biçikletë në këtë rrugë, qytetarin 35- vjeçar Taulant Kulla.
Fatmirësisht, ai ka shpëtuar me jetë nga ky aksident, ndërkohë që është dërguar në spital për ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve të marra nga përplasja.
35- vjeçari Kulla ka treguar për mediat nga spitali, momentin e përplasjes nga makina. vetëm Zoti apo fati ka bërë që ai të mos përfundonte nën gomat e makinës, duke rrezikuar të humbasë jetën.
Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Mësohet se një automjet ka përplasur një biçikletë, e cila drejtohej nga 35-vjeçari Taulant Kullaj.