Klodian Duro nuk e ka harruar titullin kampion 2001 fituar me Vllaznisë.
Asokohe futbollist, ish-mesfushori kërkon që tashmë të jetë edhe në rolin e trajnerit të shkodranëve.
Madje, në një intervistë për mediat, ish-lojtari i kombëtares i premton tifozëve se nëse do drejtojë skuadrën rikthen edhe trofeun e kampionit.
Gjatë fjalës së tij është se Vllaznia zotëron cilësi dhe do ishte e lehta për ta nxjerr kampion.
“Nuk arrij ta kuptoj se si te Vllaznia kane ardhur trajnere qe nuk kane patur asnje lidhje me Vllaznine ne keto kater-pese vite te Xhaferit ne drejtim dhe per asnje moment, Duro nuk qenka pjese e planeve per te drejtuar Vllaznine. Mua kjo me le nje shije shume negative. Gjithsesi, kjo nuk ma heq apo lekund dashurine qe une kam per Shkodren. Une me Vllaznine vij neser trajner dhe ne maj, Vllaznia ngre trofeun e kampionit.
Ua them me bindje kete. Kam aq eksperience ne kampionatin shqiptar sa me duket loje femijesh per te nxjerre nje ekip si Vllaznia kampion dhe po lodhen kaq shume keta drejtuesit e Vllaznise e gjithe qyteti i Shkodres. Keta nuk arrijne t’i afrohen sadopak qofte titullit kampion. Kjo me cudit mua. Per mua eshte gjeja me e lehte te drejtosh nje ekip si Vllaznia dhe te arrish objektivat e saj. Uroj qe ky te jete viti i fundit qe Vllaznia ben prova autoshkolle me trajnere te ndryshem”- është shprehur Klodian Duro.