Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: U takova sot me tregtarët e Rusit dhe ndava me ta projektin e fituar nga Bashkia Shkodër për rikonstruksionin e plotë të godinës së merkatës.
Bashkëbiseduam për detajet teknike, por edhe pamjen e re që do të marrë kjo godinë që do të kthehet plotësisht në funksion të tregtarëve të mishit dhe peshkut, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për konsumatorët.
Së bashku me tregun ndëhyrja në godinë krijon një kompleks të plotë të tregtimit në kushte sa më optimale për shkodranët.