Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku ka folur për sfidën e nesërme kundër Partizanit. Ai u shpreh se do të jetë një ndeshje e vështirë por ata dinë si ti mposhtin të kuqtë.
“Ka shumë optimizëm në skuadër, luajmë në shtëpinë tonë dhe ne duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë kundër Partizanit në “Loro Boriçi”. Duhet një performancë maksimale dhe që lojtarët të jenë të gatshëm, ata që janë kthyer kanë nisur stërvitjen gjatë javës. Këtë javë duken më mirë dhe e ndjej që energjinë e kemi aty, kemi 24 orë kohë që të përgatitemi në maksimum për ndeshjen.
Stojanoviç dhe Gurishta janë mjaft mirë, Bekimi ka investuar shumë për veten e tij është një lojtar i madh, na mungoi javën e shkuar, dhe do të jetë i gatshëm për nesër. Akoma vret se çfarë ndodhi në ndeshjen me Laçin, kemi folur gjatë javës me djemtë, duhet të kemi një plan të mirë për nesër për 90 minuta.
Për mua si trajner dhe stafin duhet të kuptojmë që është një sezon i gjatë, normal ndjehesh më mirë kur ke një ecuri pozitive, çdo detaj i vogël është deçiziv që mund të fitojmë ose humbin ndeshjen. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të kapim kreun e kampionatit, Partizani është një skuadër shumë e fortë dhe ne dimë si ti mundim ata. Është një futboll tjetër nëse luan në shtëpinë tënde, ne jemi shumë të fokusuar për ndeshjen dhe jemi të përgatitur për Partizanin”, deklaroi Brdariç.