Shkruan në Facebook arkitekti i njohur Zef Çuni, ish- zëvendësministër i Kulturës: PASHKO VASA – KUJTESË PËR INSTITUCIONET.
Me 17 shtator të vitit të ardhshëm është 200- vjetori i lindjes së Pashko Vasës. Shtëpia e tij dalëngadalë po pëson fatin e shtëpisë së Luigj Gurakuqit.
Do ishte një turp e përgjegjësi e madhe për të gjithë ne që kjo shtëpi të ndodhet në këtë gjendje në këtë përvjetor. Unë u bej apel institucioneve të marrin masa sa më shpejt.
Unë edhe me parë dhe tani u jam ofruar institucioneve që t’ ju bëj projektin e restaurimit falas, por këtu ka ca njerëz që projekte, këshilla apo ekspertizë as falas, nuk i pranojnë.