Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Malin e Zi në orët e vona të së premtes (25 tetor). Vëlla e motër, Milanka dhe Jovan Madžgalj të moshës rreth 50-vjeçare, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.
Sipas mediave vendase, autori është i armatosur dhe është ende në arrati, ndërsa efektivët e policisë tashmë janë në kërkim të tij.
“Të gjitha njësitet policore në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, njësitë kundër terrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë operacione intensive për lokalizimin dhe ndalimin e autorit. Autori është larguar i armatosur”, tha Administrata e Policisë (UP).
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Bijelo Poljes, veçanërisht banorët e fshatit Sokolac ku ka ndodhur ngjarja, që të kenë kujdes, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë persona të panjohur të hyjnë në to.