Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, shtetasi F. L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. S., 70 vjeç, i cili është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi F. L., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.