Një incident, i cili nuk pati shumë vëmendje mediatike, u shënua në takimin e kryeministrit Rama ditën e shtunë në Nju Jork me shqiptarët e diasporës.
Dy qytetarë, që sipas gjasave mund të ishin mbështetës të Berishës, hynë në sallën ku po mbahej takimi dhe nisën të bërtisnin. Në një moment njëri e quajti Ramën hajdut.
Ishte e nevojshme ndërhyrja e personave të sigurisë për të shmangur ndonjë incident pasi të tjerë shqiptarë u afruan për ti nxjerrë jashtë dy “të paftuarit”.
Edhe para takimit një grup i vogël qytetarësh organizuan një protestë në New York, aty ku kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin me diasporën.