Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! Nisim së bashku fazën e dytë të ndërhyrjeve për restaurimin e fasadave të qytetit tonë.
Paketa e dytë që ka përfituar Bashkia Shkodër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare për transformimin e pamjes së qytetit në hyrje të Shkodrës, shtrihet nga Xhabija përgjatë bulevardit “Mehmet Pashë Plaku” deri në lagjen Perash dhe në zonën e Rusit.
Përveç pallateve, në këtë fazë të dytë do të përfshihen edhe fasadat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër. Na shkoftë mbarë!