Punimet në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” të Shkodrës, po shkojnë drejt fundit. Është një projekt që do të transformojë totalisht këtë zonë, duke krijuar standarde optimale për banorët aty.
Ndërhyrja me fondet e Bashkisë Shkodër, parashikonte rikonstruksionin e plotë në sheshin pranë pallateve, me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, fasadat e pallateve, ndriçimin dhe këndin e lojërave për fëmijët.
Sot ka nisur hedhja e asfaltit, në ditët në vijim do të pasojë me sinjalistën rrugore dhe disa punime të vogla për të qenë në shërbim të banorëve të këtij blloku të rëndësishëm në qytetin e Shkodrës.