Erdenis Gurishta pret të bëhet baba dhe për këtë nuk do të jetë në dispozicion të Vllaznisë sot. Klasikja kundër Tiranës shihet si një ndër ndeshjet më të rëndësishme të Superiores dhe mungesa e tij ra në sy.
Kështu mbrojtësi i djathtë u thirr me urgjencë dhe nuk është nën urdhërat e Brdariç. Ky i fundit e ka Gurishtën titullar në formacionin e tij, megjithatë sot i bën llogaritë pa të.
Kujtojmë se sfida me Tiranën ka nisur në orën 14:00. Gjithçka vlen për javën e 11-të të Superiores.