Ngjarja kriminale e mbrëmjes së sotme tregon qartë se jeta e qytetareve shkodranë nuk eshte e garantuar. Rendi dhe qetesia janë ne rrezik, policia eshtë e paafte per te reaguar ndaj krimit sepse është palë me të.
Dy te vdekur dhe dy te plagosur është bilanci i rëndë që gjakosi rrugët e Shkodrës dhe që tronditi mbarë opinionin shkodran që sot Shkodrën e krahason me Siçilinë ku shteti bën pakt me krimin dhe mbyll sytë përballë masakrave të tilla.
Krimi nuk kursen me askend. Shkodra eshte kthyer ne arenen e pergjakëshme ku vrasesit nuk zbulohen kurre. Policia dhe forcat ligjzbatuese tashme jane gjunjezuar perballe krimit i cili çdo dite e më shume po sundon mbi shtetin.
Partia Demokratike dega Shkodër i kerkon policise se shtetit te ngrihet ne lartesine qe i jep ligji, te vihet ne sherbim te mbrojtjes se jetes se qytetareve dhe jo te behet ure politike e lidhjeve te zeza te bandave me pushtetin.
Policia të zbardhë ngjarjen dhe të çojë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje makabre që e ka kthyer Shkodrën nga djepi i kulturës në arenën e luftbetejave kriminale.
Kjo qeveri e inkriminuar deri në palcë duhet të shporret dhe rënia e saj do fillojë nga Shkodra, sepse Shkodra nuk pranon kurrë të kthehet në qytetin e gjakut dhe të krimit! /Deklaratë e PD, Dega Shkodër, lexuar nga këshilltarja bashkiake Eliona KODRA SHKRELI/