Siç është shpallur nga kryeetari Sali Berisha, ditën e shtunë në ora 12.00, do të mbërrijë në Shkodër “mosbindja civile”. Marshimi, i cili do të përshkojë pedonalen e qytetit, bëhet me lajtmotiv kundër krimit, nisur edhe nga ngjarja e rëndë në Dobraç.
24 orë përpara, PD- ja lokale ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me këtë organizim. Izmira Ulqinaku Rusi, këshilltare bashkiake, i ka bërë thirrje shkodranëve ti bashkohen marshimit kundër krimit.