Tirana dënohet me 300 mijë lek gjobë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit pa tifoz. Një vendim me dorë të hekurt pas lëndës plasëse që hodhën tifozët në ndeshje derbi me Vllazninë ku u dëmtuan 3 futbollistë. Takimi i luajtur në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjes përfundoi me rezultatin 3-4 për shkodranët.
“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës.