Vllaznia luan në Shkodër të dielën me Skenderbeun, pak ditë pas fitores në Lushnje me Tiranën. Si zakonisht, trajneri kuqeblu Thomas Brdaric ka dalë para mediave, ku ka folur për situatën e grupit të futbollistëve.
Ai ka vlerësuar Skenderbeun për kualitetet që ka por edhe për paraqitjet e deritanishme si ekip. Brdaric ka shtuar se ka edhe një stervitje tjetër, për të përcaktuar më pas edhe formacionin fillestar në këtë përballje.
Vllaznia synon rezultat pozitiv, për të ruajtur vazhdimësinë, në luftë për të qendruar në vendet e para, pse jo për tu ngjitur edhe e vetme në krye të Superligës, me synim titullin.