Ushtria e Zimbabves që mori me forcë pushtetin ka arrestuar diktatorin famëkeq, presidentin Robert Mugabe. Mësohet se ai mbahet në arrest shtëpie në kryeqytetin Harare. Lajmi u bë i ditur nga Jacob Zuma, Presidenti i Afrikës së Jugut. Sipas BBC-së, Zuma kishte biseduar në telefon me liderin e arrestuar, për t’u siguruar që është shëndoshë e mirë.