Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku 33-vjeçari Dritan Lalaj, nga Frakulla e Fierit, është gjetur i vdekur.
Policia gjermane zbuloi trupin e tij në banesë më 1 nëntor, dhe dyshimet paraprake sugjerojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje.
Familjarët e tij kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, në të cilën shprehte dëshirën për t’u larguar nga jeta.
Komuniteti shqiptar ka organizuar një grumbullim fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja është në kushte të vështira ekonomike.
Trupi i Dritanit pritet të arrijë në Shqipëri brenda disa ditësh.
Ai ishte djali i vetëm i familjes; pesë vjet më parë, nëna e tij ndërroi jetë, dhe tani babai, Gori Lalaj, i cili është i sëmurë dhe pa të ardhura mbetet i vetëm.
Babai i 33-vjeçarit, Dritan Lalaj i cili u vetëvra në Hamburg, Gjermani një ditë më parë, ka treguar arsyes së përse i biri ka shkuar drejt vetëflijimit.
Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës.
Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim Lalaj, e mori vetëm pak minuta më parë. I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë.
Ai tregon se i biri kishte tentuar vetëvrasjen edhe disa ditë më parë, por më pas i kishte premtuar se nuk do i bënte asnjë të keqe vetes. Pas këtij premtimi, ai është qetësuar, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç priste.
Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme, babai i 33- vjecarit, apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.
Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku, pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.