Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në projektin për transformimin e Zdrales. Ai është njohur me ritmin e punimeve që po kryen firma kontraktuese por edhe ecurinë e deritanishme. Kryebashkiaku i ka kërkuar firmës kontraktuese një ritëm të shpejtë të punimeve për shkak të mos bllokimit të punës për bizneset në zonë.
Loti i parë i këtij investimi madhor fillon nga nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri në qendër të sheshit të Zdrales pranë peshkut. Ky investim parashikon transformimin e plotë të kësaj zone, me ndërhyrje në rrjetin nëntokësore, në rrugë, pjesën e fasadave dhe ndërhyrje në ruajtjen e banesave të vjetra të cilat janë të vendosura në këtë pjesë të qytetit
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci: Sot në kantierin e punës për transformimin e Zdrales. Puna ka nisur nga rruga “Hamz Kazazi” për lotin e parë të këtij investimi që do ta shndërrojë këtë zonë në një pol të rëndësishëm për qytetin.