Pas vendimit te Kuvendit për të përjashtuar deputetet e PD, me 40 dhe 60 dite, këta te fundit, e apeluan dënimin në Gjykatën Administrative. Me vendimin e kësaj të mërkure, Gjykata Administrative shfuqizoi masat disiplinore. Vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.
Reagimi i Grupit Parlamentar të PD: Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.