Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë në hyrje të Shkodrës. Nuk dihen ende shkaqet teksa nga vendi duke shtëllunga të mëdha tymi. Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Po kështu policia ka larguar banorët nga vendi i ngjarjes për të shmangur rreziqet.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.