Një 15-vjeçar nga Shkodra ka humbur kontaktet me familjarët që prej ditës së djeshme. Aurel Bibaj, ditën e hënë është nisur për në shkollë si gjithmonë bashkë me vëllain e tij, por pasi ka lënë në oborr vëllanë, vetë është larguar.
Shokët e shkollës e kanë parë për herë të fundit rreth orës 08:40 te Ura e Mesit, në Shkodër, por nuk dinë ku ka shkuar më tej. Babai i 15-vjeçarit, banues në Postribë ka bërë denoncim në polici, por ende asnjë gjurmë prej tij.
Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e menjëhershme të tij pasi është tepër i shqetësuar se mund t’i ketë ndodhur diçka. Numër kontakti: 0688148899
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.01.2024, ka kallëzuar shtetasi A. B., 39 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.