Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Të nderuar banorë të Shkodrës! Një nga problemet më shqetësuese që me të drejtë është sjellë shpesh në vëmendjen tonë ka qenë prania e sallave mortore pranë zonës urbane të qytetit.
Kemi krijuar një grup pune për evidentimin e këtyre ambienteve që sjellin shqetësim për komunitetin. Kemi përgatitur një hartë ku propozohet si më poshtë:
Në zonën e vijëzuar do të jetë i ndaluar ushtrimi i aktivitetit të sallave mortore/shtëpi funerali/ salla pritjeje.
Në pjesën tjetër do të jetë i ndaluar shfrytëzimi i mjediseve të banuara (pallate) për salla mortore/shtëpi funerali/ salla pritjeje.
Ky propozim do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Mirëpresim propozimet e sugjerimet tuaja për këtë iniciativë që është në dobi të banorëve të Shkodrës.